Letërsia Shqiptare

NDRYSHIMET
E diel, 02-12-2007, 01:38pm (GMT)

Ikëm   ta  mundim  të  k e q e n
Ikëm  t´i   k ë p u s i m  prangat
Ikëm  se   s´ pamë  rrugë  tjetër
Ikëm   se   p l a s i   dhe  kënga!

Vrasës  të  mbetur  të  regjimit
Na  rrahën, na fyen e na shanë
Me  ato  anije  si   vuajtja  jonë
E  dimë ... si  prekëm  matanë !

N´atë   k o h ë  të  mundimshme
Babilonë të babilonisë së madhe
Shqipërinë  gati   e  ç m e n d ën
Me   varfëri    e    të     t a l l u r a

Ikëm   ta    mbyesim    të   keqen
Që e keqja të ikë, të mos godasë
D o s j a     jonë    prej    refugjati
Shpirtin  ma  b ë n  të  më plasë!

Për  atdhé   shpirti   më   dhemb
po   për  largësi   kishim  nevojë
Ikëm   se  s´ patëm  rrugë  tjetër
e  ç´ ferr  kemi   ngrënë  matanë! ...

Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare
Rrustem Geci – Dortmund/ 2007



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.