Ç´është ky ajër me aq verë
nis prej fushave e maleve merr
Ç´është kjo pemë argjendt e ar
gjitha këngëve m´i bie mbarë!
Mijëra v j e t janë stinët tona
Mijëra v j e t Shqipëri mbi dhé
Krujë e gjakut të Skënderbeut
Flamur-madhja e gjithë atdheut!
Krujën e bukur,Krujë e ashpër
Piqet s h e g a,... kuq nën fletë
Që nga k o h a e Kastriotit
K r u j a ka...h i m n i n e vet!...
Qysh kur t o k a ishte fëmijë
Gjuha shqipe ish gjuhë e parë
Ndal o bir,..që të jap ca mana
Një pikë lot kujtim nga nëna!
Plotë,... argjende ka Shqipëria
Ullinjtë e Krujës janë me ar
Rrofsh o Krujë e Skënderbeut
Flamur-madhja e a t d h e u t !
Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare
Rrustem Geci – Dortmund/ 2007