Sa vjeç je Shqipëri
lexojeni barin, gurin
ajrin, pemët, vreshtat
ujin e bardhë të lumit
Sa vjeç je Shqipëri
putheni të bukurën
putheni të bukurin
jasemini e lulevalëve
Sa vjeç je Shqipëri
5 mijë vjet s´janë pak
Po s´ janë dhe shumë
pyeteni valët e detit
Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare
Rrustem Geci – Dortmund/ 2007