Letërsia Shqiptare

DYRRAHU
E diel, 02-12-2007, 01:47pm (GMT)

Sa   vjeç    je   Shqipëri
lexojeni   barin,  gurin
ajrin, pemët, vreshtat
ujin e bardhë të lumit

Sa   vjeç   je   Shqipëri
putheni   të   bukurën
putheni   të   bukurin
jasemini e lulevalëve

Sa   vjeç    je   Shqipëri
5 mijë vjet  s´janë pak
Po s´ janë dhe shumë
pyeteni  valët  e  detit

Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare
Rrustem Geci – Dortmund/ 2007



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.