Letërsia Shqiptare

URIMI
E diel, 02-12-2007, 01:50pm (GMT)

A  duhej  të vdiste Troja
Për  një  grabitje  gruaje
E  sotmja  s´ka përgjigje
Nga Troja del ende tym

A duhej  të vdiste Troja
Për   dy   të   dashuruar
Apo,..nga  një   dashuri
e nxehtë  e  një  mëkati,

...ajo  kohë më  s´  flet.
E sotmja s´ka përgjigje
Me  vdekjen   e  Trojës
U shuan dhe  pellazgët

Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare
Rrustem Geci – Dortmund/ 2007



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.