Rrustem Geci, katër poemë nga libri “ Një pikë gjak për tokën ”
EVROPË
(poemë)
Më sheh si jam bërë
I tëri jam i gjakosur
I tëri jam i plagosur
Në këtë çast të rëndë
dua ta gjej një fije bari
të shoh nga po fryn era
se vrasësit do të kthehen
që t´ i fshehin kufomat
Më sheh si jam bërë
i t ë r i jam i gjakosur
I t ë r i jam i plagosur
po e gjeta një fije bari,do
ta dijë nga po fryn era
Në këtë vend të betejave
kujtoj 1913, kujtoj 1945
kujtoj 1981, kujtoj 1990
kujtoj,.. e çka s´ kujtoj...
2
Evropë, jam q i e l l i im
pellazgjike dhe iliriote
me l a v d i të pranuar
e me këngë të dëgjuara
Më sheh s´i jam bërë
gjaku më vie deri në gju
shtypjes nuk i përballoj
Evropë, ne jemi të njëjtë
njihma të drejtën time
të drejtën për vetëvendosje
se edhe unë jam evropë
Evropë , e j a këtej pari
t´i tregoj gropat me varre
kullat e mia të plagosura
të vërtetën e përmbysur
Serbia s´është e madhe
po është gjenocidiste
dhe e njohur për barbari
3
Evropë, e bukura Evropë
diellbardha apo diellzeza
më s h e h s´ i jam bërë
këmbët memzi më mbajnë
e uria rëndë më kërcënon
një fije bari më duhet
që ta dijë nga fryn era
vrasësit sërish do këthehen
në të gjitha l u f t ë r a t
komshinjtë më zvogëluan
m´ i morën librat, dëfteret
librat e shenjtë të tokës
m' i plaçkitën, i asgjësuan
për t´i bërë pronë të tyre
Evropë, e bukura evropë
unë kam një pyetje për ty
pse s´më njeh, pse s´më do
apo bëhesh se s´ kupton
4
Evropë, ndalja dorën serbit
ose po ia n d a l i vetë
se tokat e mia më mjaftojnë
për të mbjella e për të korra
l u f t ë s nuk i trembem
por , unë d r u a j prej teje
nga paktet tuaja të fshehta
dhe nga konferencat tuaja
Unë qytetari yt modern
bashkëkohanik me helenët
i moçëm sa ka dashtë zoti
i krishterë sa të krishterët
popull qytetërues n´Evropë
dy p e r a n d o r i më ranë
me shkopin e të madhit
dy perandori më gjakosën
me zjarr e me h e k u r
e unë ,ja ku jam, gjallë jam!..
P r i s h t i n ë, 1999
SKËNDERBEU
( p o e m ë )
Në bashkësinë e kombeve
në bashkësinë e shteteve
nuk ka një njeri të njëjtë
që mund ta thotë zëshëm
emrin e dhéut dhe atdhéut,
emrin e kombit të tij
sa trimi ynë Skënderbeu
Në epokën e Kastriotit
Shqipëria ishte një tërësi;
e zgjuar me çastet e kohës
dhe e aftë të bëjë histori
Nën qeverisjen e Gjergjit
u skuqën të gjithë gurët
që atdheun e shqiponjave
askush të mos e lakmojë
Në atë epokë të ndritur
Skënderbeu, shqipja lirisë
i bashkoi gjithë shqiptarët
në luftë kundër armikut.
2
----------------------------------
Në takimet e tija në Durrës
në Gjirokastër , e Shkodër
në Shkup e në Kosovë
Gjergji e thërriste popullin
që t´ i përgjigjeshin luftës
Në Vlorë, ai u foli vlonjatve
“S´di çfarë ju bën të dashur
s´di çfarë ju bën të lumtur
por, nën tehun e shpatave
me shpatë duhet t´luftojmë!”
pra, para se t´ia beh lufta
përpara se të vie armiku
këtu ishte S k ë n d e r b e u
ai që i priu A r b r i t vetë
në ç a s t i n më të duhur
në çastin më të vështirë
Gjergji i dha shkëlqim tokës
( t h e u gjitha rrethimet )
dhe i dha shkëlqim vendit
me gjakun e më trimave
na bëri që të mbetemi gjallë!
3
----------------------------------
Në njëzet e katër luftëra
në njëzet e katër beteja
në njëzet e katër fitore
Gjergji ishte trimi ynë
ai që i dha përgjigje kohës
Princa të mirë të Arbrit
mos u ligështoni, mbahuni
Jini në b e t e j a t tuaja
kjo p a s u r i e vetëdijes
më detyron të ju këshilloj;
Shqipërinë ta duani shumë
dhe gjakun mos e kurseni
që liria të jetë, Shqipëri
Princa të zgjuar të Arbrit
lufta është ekuacion , me
të papritura e të panjohura
nëse ju dilni të mundur
nga ju lypset të luftoni
kjo luftë kundër Turqisë
është luftë për Shqipërinë
luftë për të ardhmen tonë
4
-------------------------------------
Princa të dashur të arbrit
gjaku i luftës nuk humbet
edhe sikur të na vrasin, edhe
sikur të na mundin rëndë
farë e huaj këtej s´do të mbijë
Shqipëria është gjak i moçëm
g j a k i s h k r u a r me gjak
gjak i s h k r u a r me l i r i
Në këtë vend me plot begati
me klimë të butë e me det
Të gjitha parajsat janë këtu
për të lindur e të palindur
një pasuri e pamohueshme
për të gjithë qytetarët tanë
Që shtetin ta bëjmë të fortë
të qëndrueshëm e m o d e r n
Shqipërisë i duhen fitoret
dhe asnjë humbje në beteja
5
-----------------------------------
Këtë vend me tokë e me det
që ne e quajmë , Shqipëri
ka aromën e fortë të luleve
aromën e fortë të pemëve
aromën e dimrit dhe verës
aromën e fëmijës së qeshur
Shqiptar , bashkohuni dhe
mbajeni njëri tjetrin, duajeni
se i humburi çdoherë paguan
gjobën e rëndë të pushtimit
Në këtë çast k o m b ë t a r
Në këtë çast h i s t o r i k
Shqipëria është atdheu ynë
Adresa e jonë në këtë botë !..
DORTMUND, 2008
PUTHJA E DHEUT
( p o e m ë )
Re të luftës,.. dallgë dhe stuhi
S´na u hoqën kurrë mbi qepallë
Më të fortë ishim se vetë Sparta
Natën mbi Trojën nuk di ta falë
Dielli mbi Shqipëri nuk shuhet
Kjo është një e vërtetë e qartë
Roma Çezarit, Nata e osmanliut
Na bëri të vuajmë, të heqim gjatë
Në një gjyq që as korbat se shkruan
Të d ë n u a r ishim,...me kalvar!
Në atë (kontratë ) tmerri e gjaku
Shpërngulja bënte atentatin e parë
Tridhjetë shekuj janë rrënjët tona
30 shekuj kemi gurin në kufij
dhuna ishte shumë e rëndë
dhe ushtri tonën ne nuk kishim
2
----------------------------------
Në këtë b o t ë trishtimesh
sa herë e kujtoj atë kohë
një e tronditur më pushton
krajla dhe mbretër të huaj
që s´ i patëm kurrë asgjë
na shkulën e na përshkulën
në shkretëtirat e Anadollit
Nga ajo këputjeje e rëndë
unë vetvritem çdo d i t ë
nga m a l l i i përmalluar
nga të qënit i shpërngulur
Në atë puthje të dheut
lashë përroin e fshatit, lisin
kopshtin me plot perime e
pemë.Vreshtën e Dardhave
se armiku na ra natën , dhe
na i dogji të gjitha shtëpitë
e ne që m b e t ë m gjallë;
i lamë ca g u r ë tek pragu!
3
------------------------------------
Shpërnguljen nga mëmëdheu
e kam përjetuar shumë rëndë
më thotë një ish i shpërngulur
ushtria dhe xhandarët serbë
na nxorën në mes të rrugës
udha për Selanik me qerre
ishte një dramë më shumë
që vriste gjithandej Kosovën
Në ato vite të shpërnguljes
një i quajtur Astrit Karadaku
pjesëmarrës i (tre) luftërave
na thotë për këtë p o e m ë
betejat i takojnë historisë
nëse betejat nuk sjellin fitore
Në çastin kur po shkuleshim
unë putha dheun tim të ëmbël
dhe nga kopshti mora baltë
që ta kem s´i kujtim të tokës
dhe kujtim të dhéut e atdheut
që të mos më bjerë hiadha
apo ndonjë gjëmë e rëndë
4
---------------------------------
Në të gjitha ato vuajtje
Stambolli ishte një vrasje
kujtimet i kam të freskëta
në Z y r a t për të huajtë
tek po prisja në korridor
të merrja kombësinë turke
në radhët me ne, ishte një
vajzë bjonde , vjeç 13- të
nga Keçekolla e Prishtinës
serbët asaj ia kishin vrarë
16 a n ë t a r ë të familjes,
ndërsa ajo kishte shpëtuar
duke u fshehur në plevicë.
Ajo vajzë me atë dramë
kishte 50 të rarë të familjes
me gjak thuaja deri në gju
doli nga zyra duke bërtitur
këtë emër unë s´e kuptojë!
5
---------------------------------
më ktheni në vendin tim
në fshatin me fytyrë bari
tek shtëpia e prindërve
tek v a r r i i nënës sime
ish zëri i 13- të vjeçares
një gjëmë e gjithëve neve
O më të mirët e shpirtit
Gjergj , Aleks , Trëndëlinë
dhe juve që s´ po u njoh
gjuamëni me gurë, shajmëni
se unë biri juaj dhe vëllai
do duhej të isha atje, atje
dhe s ë bashku në luftë
t´i mbroja dhe unë trojet
Sa herë p ë r m a l l o h e m
i bie telefonit e bisedoj;
Kosovë, tungjatjeta, si je
katundi s´i është; si dolët
në mëngjes, a pati bastisje
sa dasma u bënë, tregomë
sa n u s e lindën fëmijë
o vëlla i gjakut tim, trego
se malli për ju më nbyti!
6
----------------------------------
Në varrezat e Stambollit
prehen me mijëra shqiptarë
thonë se vdiqën në këmbë
me sy kah a t d h e u
në kujtim të vendlindjes!.
Kossovë , Shqipëri , Atdhe
tragjedinë e shpërnguljes
e kam përjetuar në Selanik
në një anije të vjetër greke
që transportonte shqiptarët
për n´humbje dhe n'harrim
Prandaj, si sot më kujtohet
thotë Isai, një i shpërngulur
dhe shpalon një akt drame
për një Hanife Ibrahimin
nënë nga Gjilani,pasi hodhi
djalin, edhe vet ra në det!...
( Grykën e Bosforit
P y e t e n i se flet
Gjysma është l o t
Gjysma është det!... )
7
-------------------------------------
Në jetën e të shpërngulurit
nuk mjaftuaka një vuajtje, një
dhimbje,një humbje,një vdekje
i shpërnguluri vdes çdo ditë
për t´ siguruar një gropë varri
B i j t e shpërngulur të Arbrit
me mund e bëmë këtë jetë
i këputur , i degdisur, i huaj
mërgimi çdo ditë më vret!
Një jetë se kam parë Kosovën
në Tiranë s´kam qenë asnjëherë
kam lexuar mjaft për atdheun
për fushat , malet dhe d e t i n
Kjo j e t ë na iku me mall
moshë më nuk më ka mbetur
veshët më ushtojnë shumë
e shoh se jam shumë i mërzitur!
8
---------------------------------------
E ç´murtaja të rënda na ranë
po vuajmë ne, po vuajnë edhe fëmija
Në Shqipëri unë e kam mendjen
zem