Rrustem G e c i – poezi promemoriale
Kryengritësit, Tahir Meha
Ka ndal dielli mbi Prekaz
E ka vu buzën në gaz
Kot provoni n´Drenicë me hy
Tahir Meha vëzhgon n´dylbi
Vjen ushtria varg e vijë
Vjen me tanke e milici
Duan Tahirin gjallë me lidh
Krejta hyrjet i kanë mbyll
Tahir Meha një dardaniot
Pushka ime s´flet veç sot
Plumbi i parë vret një Dodek
S´jepet kulla unë pa vdekë
Plumbi dytë vret një Millan
Vetë më hyri ai qen nishan
Pikë e gjakut ku ka ra
Pemë e tokës kurrë s´është tha
Nebih Meha thërret, Tahir
Të lumtë dora o im bir
Vret Tahiri dyzet armiq
Na në luftë nuk jemitë liq
Ka dalë dielli mbi Prekaz
Tahir Meha po qesh me gaz
Babë e bir ngrehin një këngë
Babë e bir vrasin një gjëmë
Të lumtë zemra o azgan
Kështu luftohet për vatan
Ndal o serb o serbomadh
Kthehu prapa nga ke ardhë
Qysh kur ishte pellazgjia
Une jam(këtu) n´tokat e mia
Tahir Meha pushkën mbush
Zjarri e do të ketë pak prush!..
Rrustem Geci - Dortmund