( Sipas motivit popullor )
Ndali shpurat b a j l o z i zi
ndali shpurat ku ke mësy
unë nuk kam prona për ty
tokat e mia s´merren me sy!
Këthehu p r a p a bajloz i zi
shumë ke pre e shumë ke gri
kot prekë prushin ti te Gjini
unë të gjithë i kam tek himni
Gjergj Elezi flet me popullin
qehajasë do t´ i t r e g o j ë
se zullumi mbi shqiptarët
në m e j d a n do të mbaroj
Arma e Gjergjit flakë me ar
Arma e Gjergjit prush e zjarr
Kot rreh flatrat bajloz i zi
unë nuk kam motër për ty!
Motra Gjergjit, vëllain veshë
Ia veshë armët me u ndesh
Mbi ( 9 ) plagët ngritet trimi
Gjerg Elezi nis tek himni!
Gjergj Elezi trim mi trima
I ngul shpatën mu tek sqima
kurrë mos mësy në Shqipëri
Shih ku të ra koka me sy!
Rrustem Geci - Dortmund