Rrustem Geci – poezi promemoriale
Nuk di pse himni hesht
Dhe vargjet e himnit
Se Flamuri i Ahtisarit
Nuk m´i shkon as varrit
Nuk di pse himni hesht
Kosovën kudo e ndanë
Me 11 gërshërë e prerë
Me 11 gërshërë e ndarë
Nuk di pse himni hesht
Koha është të ngritemi
Flamuri bërë n´Bruksel
Na vë gjëmba me tel
Nuk di pse himni hesht
Pyesin të gjitha epokat
Pyesin të ardhshmit
Pyet dhe shekulli ynë
Nuk di pse himni hesht
Pse hesht gjeniu popull
Koha është të ngritemi
kudo që janë shqiptarët