Letërsia Shqiptare

ADEM JASHARI
E diel, 10-02-2008, 09:42pm (GMT)

-  Betohem se nuk kam vdekur !

 Në çdo  rreze  të  diellit
 unë  kam  pikat  e  gjakut
 flamurin tim  të  betejave
 të  guximshmit   e   luftës

Në  çdo pëllëmbë Kosove
Kosova kremton Kosovën
Shtet në radhë të shteteve
Popull në  mes të popujve

Në  këtë tokë denbabaden
Kosova  ka  një adresë
që nga pellazgët e moçëm
deri te  shqiptarët e sotëm

Kosovë, shqiptar, Shqipëri
betohem se  s´kam vdekur
flamuri  do  pyet  për mua
po  thuani… jam  në valle!..



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.