Pa liri, bashkim kombëtar
edhe dielli qan i ndarë!..
Prej se lisi n´ pyll gjethon
Shqipja vetë këtej sundon
Pemë e jetës sa herë çelë
Në Kosovë është pranverë
Nga pellazgët deri më sot
Ne u rritëm me një zot
Djem të pashëm s´i Eneu
Ishin trimat të këtij dheu
Troja kish të zotin e saj
Kish ushtri veten ta mbaj
prej se dielli çelë në grurë
pema jetës hap plot udhë
Nëpër luftëra dhe beteja
bubullin e shkrep rrufeja
lufta jonë shpinën s´rrudh
plot janë trimat për flamur!..