MPIRJE
E marte, 19-06-2007, 11:38pm (GMT)
Vij nga tokat e lodhura ku dielli bën hije, ku nderi është kaq pervers sa të rrëzon në gjunjë, ku bëhet be e rreme në emër të zotit, ku askushët bëjnë bujë.
Në emër të barazisë na barazuan për një gjumë më të mirë më të qetë, ashtu të barazuar rrëshqitëm në boshtin e minuseve lehtë - lehtë...
Si ta marr veten... më kanë kafshuar në kohë, në nerva,në sy prej qumshtit utopik e përvëluar shihni!.... kosit po i fry...
| Other Articles: |
 |
STEPJE (19-06-2007) |
|