Letërsia Shqiptare

SHOPING
E marte, 19-06-2007, 11:40pm (GMT)

Të gjitha i desha të reja
dhe kështu i prita të më vinë
kur memorjen e shpirtit martova
me amnezinë.

Dhe i vura në listë një nga një
me kërkesat e modës së fundit
mos u trembni,
paguaj në dorë
siç e lypin ligjet e konsumit.

"Më jep nja dy miq të mirë
dhe një zemër paketoma me nge,
s'ka rëndësi e madhe a e vogël
rëndësi ka të jetë e re.

Ka rëndësi të mos më përhumbet
e të mos flerë kur unë jam aty,
për të tjerat - paguaj në dorë
për të tjerat - marr rrezikun në sy."



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.