Letërsia Shqiptare

SKENAR I VJETER
E marte, 19-06-2007, 11:43pm (GMT)

Më mbikqyrin sa kohe që grua do të jem,
prej dashurise,paragjykimit,syrit të keq,
në emër të traditës a kushedi...
...defiçitin e ndjej në llogari
n'ato mijëra ditë me shi.
Inventari i së djeshmes
i gdhendur keq në mua:
kaq xheste burri,
shumë plakje,
heroizëm,sakrifica
e kaq pak
grua.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.