Letërsia Shqiptare

INDIFERENCË
E marte, 19-06-2007, 11:44pm (GMT)

S’të përcollëm dot
e na mbete brenda pragut
ka kaluar që aherë një jetë,
veshe ca zakone e terbiete prej plaku
që të të linim të qetë...
E ne të harruam
se u harruam në të tjera
e ti prej pragut u zhvendose në oxhak,
prej oxhakut
na u zhvendose në sofër
e kështu pak nga pak...
E kështu pak nga pak zure rrënjë
me acaret e tua e me erën,
për t’na treguar se dimrat
s’u përcillkan kollaj
po s’ia përplase turirit
verën...



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.