BRENDA LIMITIT
E marte, 19-06-2007, 11:45pm (GMT)
Kur ma shtrive dorën por krahu të qe i shkurtë, kur pjatën ma dhe por pjata të qe e boshtë, kur dhimbjen ma njohe e s'ma gjete ilaçin... Nuk të dyshova, e as nuk të përzura e as të dyja këmbët në një këpucë s'ti vura. Se unë e di kur pamundësia mbi dëshirën mëshon fort s'bëhet fjalë për sterilitet mirësie, bëhet fjalë për ABORT.
|