| Letërsia Shqiptare | ||||
|
BRENDA LIMITIT E marte, 19-06-2007, 11:45pm (GMT) Kur ma shtrive dorën por krahu të qe i shkurtë, kur pjatën ma dhe por pjata të qe e boshtë, kur dhimbjen ma njohe e s'ma gjete ilaçin... Nuk të dyshova, e as nuk të përzura e as të dyja këmbët në një këpucë s'ti vura. Se unë e di kur pamundësia mbi dëshirën mëshon fort s'bëhet fjalë për sterilitet mirësie, bëhet fjalë për ABORT. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||