PA ADRESË
E marte, 19-06-2007, 11:46pm (GMT)
A se kuptoni se porsi aisbergët pa koordinata po ecim, kuturu... pajisur me një liri të rastësishme që nuk e gjetëm po erdh na gjet këtu.
Se porsi aisbergët jemi dhe po na shihet vetëm dhjetë për qind, ç’u desh të shihej mbeti brënda ujit si brenda pengut mbeti çfarë s’u lind.
Kalojmë rrëshqitas herë herë edhe përplasshëm e çdo përplasje na vret ose na ndan të ndarët s’ qenka ndarje e zakonshme të ndarët soll fëmijët tanë.
Që porsi ne qëlluan pa adresë pa koordinata ecin kuturu me një liri fituar rastësisht, që qëllimisht mos u përdortë kështu.
|