| Letërsia Shqiptare | ||||
|
SYRI IM E marte, 19-06-2007, 11:47pm (GMT) Kam një sy që zap duhet bërë i etur për skandale sysh, kurioz kam një sy që puthet me të tërë... mos!! I aftë në absorvime shfrenueshëm më përcjell vibrimet që i kap aty- këtu, në kaq materiale ndjesore a komerciale shtyn kohën perëndia rrumbullake "tru". Shpesh më qetëson e në telajën e jetë-zezës hedh tone radikale, me truke e mirazhe mi neutralizon dhe skenat më banale. Kam një sy të madh e të fuqishëm rrezegjërë sa një prozhektor, kam një sy që kur më sheh t'pagdhirë bëhet shok e më jep dorë. Dhe hyn në eksplorim në shtigjet që s'i rraha energjik i saktë hipnotik, e gjahun ma shtrin ne tokë jo fjala ime por sulmi i tij narkotik. ...Është dhe i pasoj e i përdalë se s'bën dallim në miq e armiq, mi anonçon gjithë gjëndjet shpirtërore e më lë lakuriq. Jep e merr,tregtohet, ujdiset, jep e merr, në hell duhet vënë ky syri im si bark xixëllonje e besëpakë si nata pa hënë. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||