Letërsia Shqiptare

ALTERNATIVË
E marte, 19-06-2007, 11:47pm (GMT)

Është e lehtë të çmendesh
kur kufinjtë e dhimbjes janë afër,
e lehtë të indinjohesh
kur ha kafshata përçmimi,
herët a vonë
të gjithë do lajme hesapet
e do kuptojmë së është koha e largimit.

Por ndërkohë...
çelësin i vura frikës e dola jashtë
me kuletën e shpirtit në duar,
paratë e tij me ju do ti pi
deri në të perënduar.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.