Letërsia Shqiptare

E HIDHUR
E marte, 19-06-2007, 11:48pm (GMT)

Toka ime kultivon anarshi
dhe fqinjët e mi zemërohen,
toka ime kultivon utopi
dhe fqinjët e mi gajasen,
toka ime kultivon shpresë
dhe fqinjët e mi miratojnë.

Kur vjeshta vjen...
anarshisë i vjelim dhimbjen,
utopisë i vjelim zhgënjimin,
e shpresës ke tjetër,
shpresimin.

Por s’është histori e re,
thuajse na ka adaptuar
ndërkohë,
kafshatën e përditshme
e vjelim në kopshte të huaj.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.