SHPËRNGULJA
E marte, 19-06-2007, 11:49pm (GMT)
Qemë ne që në emër të vetëgjetjes injoruam baltën e u projektuam në dimensione që s’di pse... i përcjellim ende gjeometrikisht ... u shpërndamë krejt harrueshëm, grive të betonit në ngutje vogëlsirash tejzënë sofistikisht...
Qemë ne që injoruam baltën në shtegtim të vetëgjetjes që s’di pse... kaq shumë akcent i dhamë e rëndësi, në emër të saj justifikojmë vetëhumbjet vlerëhumbjet mikhumbjet, djehumbjet në emër të saj u shpërngulëm në gri...
E besomëni... ka gjasa që këtyre grive të betonit kurrë kaq e njëzëshme s’do kish qenë shpërngulja, sikur të na binte në mend edhe një herë që vetëm në baltë e prej baltës lind lulja.
|