Letërsia Shqiptare

SHPËRNGULJA
E marte, 19-06-2007, 11:49pm (GMT)

Qemë ne
që në emër të vetëgjetjes
injoruam baltën
e u projektuam në dimensione
që s’di pse...
i përcjellim ende gjeometrikisht ...
u shpërndamë krejt harrueshëm,
grive të betonit
në ngutje vogëlsirash tejzënë
sofistikisht...

Qemë ne që injoruam baltën
në shtegtim të vetëgjetjes
që s’di pse...
kaq shumë akcent i dhamë
e rëndësi,
në emër të saj justifikojmë vetëhumbjet
vlerëhumbjet
mikhumbjet,
djehumbjet
në emër të saj
u shpërngulëm në gri...

E besomëni...
ka gjasa
që këtyre grive të betonit
kurrë kaq e njëzëshme
s’do kish qenë shpërngulja,
sikur të na binte në mend edhe një herë
që vetëm në baltë
e prej baltës
lind
lulja.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.