MË NDIHMO
E marte, 19-06-2007, 11:49pm (GMT)
Më ndihmo të gjej një dalje e ti iki denjë siç i erdha kësaj lidhjes sonë të antitezës, më ndihmo t’i ruhem kësaj shpërbërje duke zgjedhur formën time të harresës.
Të gjej një dalje që të mos bjerë në sy siç ra në sy triumfi i vazhdimit, më ndihmo që mbi dy këmbë të rri, duke zgjedhur formën time të harrimit...
Le të bëhet kjo shkëputje pa shkëputje dashtas qetaz a me vetëdije, se do më djegë dielli i pangopjes po nuk e gjeta shpejt e shpejt një hije.
|