Letërsia Shqiptare

MË NDIHMO
E marte, 19-06-2007, 11:49pm (GMT)

Më ndihmo të gjej një dalje
e ti iki denjë siç i erdha
kësaj lidhjes sonë të antitezës,
më ndihmo
t’i ruhem kësaj shpërbërje
duke zgjedhur
formën time të harresës.

Të gjej një dalje që të mos bjerë në sy
siç ra në sy
triumfi i vazhdimit,
më ndihmo që mbi dy këmbë të rri,
duke zgjedhur
formën time të harrimit...

Le të bëhet kjo shkëputje pa shkëputje
dashtas
qetaz
a me vetëdije,
se do më djegë dielli i pangopjes
po nuk e gjeta shpejt e shpejt një hije.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.