FETISHIZËM
E marte, 19-06-2007, 11:51pm (GMT)
Unë lutem atëherë kur kam nevojë e sot me nevoja jam deri në fyt, por zotin tim ia shita një të mbyturi dhe i mbyturi të mbyt. E tash kokëulur vij të lyp zotin tuaj le të jetë i vogël si kodra ndanë malit, le t’mos jetë i vlertë le të jetë dhe i sajuar, sikur faksimilja kundrejt origjinalit.
Dhe në mos ma dhënçi kam për ta bërë vetë mbi eshtra falimentesh q s’më qenë pak në jetë.
|