Letërsia Shqiptare

FETISHIZËM
E marte, 19-06-2007, 11:51pm (GMT)

Unë lutem
atëherë kur kam nevojë
e sot me nevoja jam deri në fyt,
por zotin tim ia shita një të mbyturi
dhe i mbyturi të mbyt.
E tash
kokëulur vij
të lyp zotin tuaj
le të jetë i vogël si kodra ndanë malit,
le t’mos jetë i vlertë
le të jetë dhe i sajuar,
sikur faksimilja kundrejt origjinalit.

Dhe në mos ma dhënçi
kam për ta bërë vetë
mbi eshtra falimentesh
q s’më qenë pak në jetë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.