| Letërsia Shqiptare | ||||
|
DISHEZE E marte, 19-06-2007, 11:54pm (GMT) Provova me gjuhën e zotit
po isha larg, ma kthyen jehonën e fjalës malet prapë. Ajo që isha kam mbetur me shpirt pa kufinj, pa formë një zjarr që ushqehet nga zjarri nga erërat që vinë e shkojnë. E vetme mes fushës ku nata e rimeltë qerpikët e barit i leu, më lind në damarë një ambicie drite shkërmoqem e shkrihem si dheu. Dhe kam energji dhe s'kam nga frikë e mosvlerës dyzoj, i rrëshqas një jete blu dhe një jetë po blu filloj. Sa kohë më kot konsumova me frikë mos nuk dal nga kllapia tani që kllapisë i shpëtova racionoj sekondat e mia.... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||