KARRIERE
E marte, 19-06-2007, 11:55pm (GMT)
Disa guxojnë... hipin në shkallë, kacavirren hidhen, lëvrijnë kur prekin....fryhen kur humbin...s'pipëtijnë. Ama guxojnë grisin paragjykimet para vetes të tjera mbjellin pas, për tu vënë rrjetë atyre që i arrijnë në ças. Ama guxojnë... strikt në një ide që fikse u bë tashmë e mbart një emër ndjellës për çdonjë. Ama guxojnë... guxojnë disa çudi e madhe si guxojnë po sikur...sikur...largqoftë.... thotë grupi i atyre që komentojnë.
Vazhdojnë sikuret, frikërat, dyshimet "mban mënd filanit se ç'i ndodhi e ngriti fati dhjetë herë përpjetë e përsëri dhjetë herë e hodhi".
E shmangen lehtë e bëjnë pak tutje, e veten hijshëm ngushëllojnë: "më mirë të qetë diku në hije, as kemi por as na mbarojnë".
Por syri larg e larg iu tretet ku zgjaten shkallë pa fund pa anë, duke shpresuar t'iu çmpikset shtegu e t'iu krijohet një rrethanë....
|