FAJI
E marte, 19-06-2007, 11:56pm (GMT)
I kostumtë i serioztë, sikur f'tyrë e robit në varrim, është i imi, i yti, i të tërëve dhe përsëri jetim. Herët mësuam ta qëllojmë e ta yshtim sikur shpirtin e keq, por gurët sërish na u kthyen e shpinës i ndjemë për dreq. Ikëm prej tij por hijen ia pamë dhe ia gjetëm kudo, na e ktheu të lodhshmen rrugë në një të hidhur "vend-numëro". Faji... ...kjo hurmë e pabërë, i përfolur si qime ndërsa ishte tra... i imi, i yti, i të tërëve... dhe përsëri pa nënë e baba.
|