Letërsia Shqiptare

FAJI
E marte, 19-06-2007, 11:56pm (GMT)

I kostumtë
i serioztë,
sikur f'tyrë e robit në varrim,
është i imi, i yti, i të tërëve
dhe përsëri jetim.
Herët mësuam ta qëllojmë
e ta yshtim sikur shpirtin e keq,
por gurët sërish na u kthyen
e shpinës i ndjemë për dreq.
Ikëm prej tij
por hijen
ia pamë dhe ia gjetëm kudo,
na e ktheu të lodhshmen rrugë
në një të hidhur "vend-numëro".
Faji...
...kjo hurmë e pabërë,
i përfolur si qime ndërsa ishte tra...
i imi, i yti, i të tërëve...
dhe përsëri
pa nënë e baba.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.