Letërsia Shqiptare

LIFTING
E marte, 19-06-2007, 11:58pm (GMT)

Besimi im i pazbutur
që lëkundesh kontrasteve të forta
afroju ngjyrave,
ngjyrave mos iu tremb
siç iu trembe fjalëve të kota.

Se veç me ngjyra mund të bësh ç'të duash
të mbjellësh buzëqeshje
e të zbardhësh fate,
ngjyrat
i vetmi lifting
kur të jesh lodhur prej nate.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.