Letërsia Shqiptare

PERKEDHELJE
E marte, 19-06-2007, 11:58pm (GMT)

Nënat e mia
që ishit vetëm një,
por që më deshët sa për njëqind
me një "D" të ethshme diktatoriale
që di të imponohet
e jo të bindë.

Nënat e mia që mbetët vetëm një
si troçëria pa demagogji,
për çdo burg që iu lashë në duar
pse më dhuruat dymbëdhjetë liri?!!!....


Dreqi e marrtë....
të gjitha peng ia lashë bixhozit
që naivët qefohen ti thonë "jetë".
Paçka!...
Sa t'iu kem ju mes këmbësh e duarsh,
më zë gjumi qetë.

E mbrojtur nga frikërat,
manitë
obsesionet,
korentet gravitacionale,
duke e pështyer atë që iu a përçmon prezencën,
si diçka
jo më "origjinale".


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.