| Letërsia Shqiptare | ||||
|
NE IDENTITET TE RI E marte, 19-06-2007, 11:59pm (GMT) Të kam tradhtuar jeta ime
unë, objekti i vetëm i yti përse s'më shkele, pse s'më braktise përse s'më kape për fyti!!.... Por... të kam dashur jeta ime unë, objekti yt i vetëm të dy u lidhëm, të dy u zgjidhëm, të dy së fundi mbetëm. Qejfpaprishur si shaka publike, një-mijë herë zilepsur e përgjuar, më e pashmangshmja ishe forcë e brishtë nga të gjithë sulmet që më kanë sulmuar. E pra ... s'qeshë kala prej rëre shkëmb qeshë si majë e Shkëlzenit, poho... tu deshën vite të ndryshoje mënyrën time gjëndjen e të qenit. E të qenit gjumë mëngjesor veshur gjithë arsye këmbë e kokë, e të qenit hipotezë e sigurt, e të qenit bos me xhepat trokë. Shihmë tani kryet e kam ulur, duke e bindur zemrën fije - fije, se bishti në shalë kur më sjell paqen është një xhest i vlefshëm zgjuarsie. Tash në duar mbaj ethe - etjen tënde, të brishtë, të tejzgjatur, bërë pe... të kam parë prej saj të vesh cigaren, të kam parë sërish tek e le. Korrigjove shijet edhe stilin me prestigj lumenjsh po rrjedh në mua, gjysmës shpirtit më ke lënë vajzë gjysmës tjetër më ke bërë grua... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||