Letërsia Shqiptare

SHTESE NE TESTAMENT
E merkure, 20-06-2007, 12:00am (GMT)

Eshtë dimri im,
janë ethet e mia
është bora, krishtlindjet, çaji i nxehtë
shtëpia...

Eshtë dimri im....
është imi....
ku herë fiton frika
e herë guximi.

Është dimri im jo tjetër,
ku dashuri e re propozon
me formulën e vjetër.

Shiheni pra dimrin në shpatullat e mia
kaluar
si mbi krahët e të atit fëmia
Më ka lodhur!
Siç lodh rëndom ateistin besimi
e prapë se përzë
edhe pse dimër....
është dimër i imi.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.