Letërsia Shqiptare

Lezha dikur
E merkure, 20-06-2007, 05:21pm (GMT)

Qytet i femijerise ku ecja cdo dite
rrugicave si vizatime te bera kuturu
male qe gadi i quaje kodra
dhe kodra qe s'behen male gjithashtu.

Shtepi te cuditshme dhe Hani i Kuajve
rruga e kasapeve-me e cuditshmja rruge
rrahje teneqesh, shaka berberesh
rrugicash zhurme nanallesh trak e truk.

Ngjitur më shtepite-varri i Skenderbeut
i "harruar" deri në asgjesim
jo me kot thoshin se varri ka humbur
Te thojshe se eshte -
kishe pune me xhandarmerine!

Dhe prane ecte jeta neper rruge kalldremesh
njerezit duke share mbanin veten gjalle
Rruga e Kasapeve,shaka berberesh
cfare viti ish, cili mijevjecar?

Vec gezimi yne naiv femijnor
luante neper rruget e bera kuturu
dhe ne gjurmet qe linin kembezbathur ne pluhur
niste udhen e ardhmja te vinte tek ju.

Qytet i femijerise, gezime te varfra
pyetja se cdo kishte pertej malit valle?
e prape permbi supet e brishta femijerore
mbeshteste vete jeta koken e saj..


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.