Letërsia Shqiptare

OXHAKU I QENDRËS MULTIETNIKE
E marte, 25-09-2007, 09:19pm (GMT)

Ndizet nga rastësia
Me një prerje gërshërësh
Dhe  një copë shiriti të  mbetur

Nuk e mbushin me dru
As me qymyr të djegur

Për mungesë të lëndës së parë
Oxhaku gëlltit lule të thara
Dhe vazot mbushur
Me copëra përditshmërie

Po mëria
Urrejtja
Lufta shekullore
Lëndë të  përpunuara qenkan

Oxhaku i Qendrës Multietnike
Vajton flakë
Me tela etnikë
E rroba leshi
Endur prej duarve tona

Vapa na shtjerrë  lëkurën
Si liria gjakun

Tymi i këtij oxhaku nuk villet jashtë
Nxinë vetëm muret
E mushkërive tona

(5 Qershor 2000)



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.