Letërsia Shqiptare

PIKA TË RËNDOMTA
E marte, 25-09-2007, 09:21pm (GMT)

Nuk janë pika shiu
Pika për rendin e ditës janë

Për hapje
Me një ulje të kokës
Pikat i gëlltisim
Si kafenë e mëngjesit

Shija është e pandërrueshme
Vërejtjet mungojnë

Kafenë secili e ka pirë në shtëpi
Këtu vetëm ekspresin
E pi me një hërpamë

Më shumë s’ kërkohet
Shkaku i tensionit

Në vazhdim
Del sheshit mungesa e kondicionit
Terreni mbetet i pashkelur

Pikëpyetje të shumta ngrihen

A janë rrethuar fushat e minuara
Udhëkryqet me prita
A janë ndaluar ngrëniet e njëri-tjetrit

Analizat mungojnë
Komente nuk ka

Dalim jashtë
Fytngulfatur
Me gjuhë të thara

Pa zë
Ikim  tej vetëvetes
Nëpër dhëmbët e të tjerëve
Ngelim



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.