Letërsia Shqiptare

QYTETI I BEQËS
E marte, 25-09-2007, 09:23pm (GMT)

Apo: Gjilani jashtë kopertinave

Ky qytet në kalim e sipër është ngritur
Shprazjen e barrëve a plagëve duke pritur
Dy tri fjalë kalimtarësh sa janë ndërruar
Dhe nga ‘ i kaçak t’ sertë duke shijuar

Mbase për t’ i pushuar një çikëz këmbët
Apo verës si vend ku i fshijnë lëmët
Pastaj me gunën krahu janë kapur me kodra
Nëpër rrafshnalta me valle kanë shqyer lodra

Ky qytet që shtrihet larg malesh midis fushe
Ku xhandari si zog t’ kapë për gushe
Me t’ hunit e t’ konopit kurrë s’ vë rend
As dje as sot as nesër s’ është në trend

Krejt e krejt ky qytet nuk ka mund të ngulet
Aty ku s’ trupon një lumë e një kanjushë s’ ulet
Aty ku shelgjet s’ kapen për  flokë
E plepat qiellin lidhin me tokë

Ky qytet han a stacion a bastion
Nën të cilin dhembja jonë gjëmon
E nëndheshëm ikë pahetueshëm humbet
Na i përpiu dhe  krojet orët e malit e  lugjet

Në vapë vere na dogji  bri më bri
Në acar dimri na thau me veri
Pa lumë për besë e pa  bukuri
Për ma shumë dashuri ka uri

Qyteti është bërë  rob i vetëvetes
Vetwm emri i ka mbetur librave të Beqës
Natë e ditë prêt prêt e ëndërron
Vend tjetër  për vete  e për ne kërkon

Gjilan, 17 kallnor 2005



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.