Letërsia Shqiptare

IMAZH KUJTIMESH ME LULEBORË
E marte, 25-09-2007, 09:30pm (GMT)

Isha në rrugë e dashur në rrugë
Dhe duart s’ di i kisha rreth belit tënd
Apo ishin ngrirë diku bashkë me buzët
Bashkë me zogjtë duke nxënë
Jo fluska bore po fërfëlliza
Fërfëlliza bore e vetëtime e murmurime

Në rrugë isha dhe nuk e dija
A ishte fërfëllizë e buzëve tua
Apo gjëmë e dhimbjeve të mia

Beli yt më treti s’ di ku mbeti
Dhe buzët dhe ai imazh lulebore

Tutje rrugës ngelën vetëm gjëmët e mia
Ofshamat e humbura  nëpër drita të përthyera
Vetëm kujtimet ngelën ëndrrat me lule borë

Tash dita u bë peng i pranisë sate
Nuk gdhin pa belin tënd
Pa buzët që ngrohin gjuhën time

Nata përnatë dasmë bën me  vetminë time
oh

Ku mbet ajo puthje si bekim i mbramë
Ku mbet ai çast i virgjër Ajo natë e parë

Rrëshqiti dashuria rrëshqiti si ngjalë
Rrëshqiti e u mbështoll nëpër natë
Rrëshqiti mbi lëkurën tënde të paprekur
E s’ pushoi për t’ lumen natë
S’ t’ ish natë e fundit natë e mbramë

Tash nuk di në je borë a orë
Në je imazh me  luleborë
Fërfëllizë a thëllënzë
A e Parnasit Anzë  je nuk e di
Vetëm e di që isha unë që ishe ti
Vetëm e di që ishte dashuri



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.