Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 20-07-2008, 07:53am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
 » Shaban Cakolli
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Sabit Rrustemi
 
KODI MBROJTËS I ATDHEUT
E marte, 25-09-2007, 09:33pm (GMT)

Atdheu nuk është Google
Ku ti hyn përmes një ndezjeje kompjuteri
I paregjistruar
E pa kod mbrojtës

Atdheu ka një pikë ku fillon
Ku mbaron
Ka dhe një rreth me gurë
E me mal

Dhe fusha me lumenj

Atdheu s’ është kutizë
As  fotografi që ndrydhet xhepash

Atdheu shtrihet mëtej një syri të mprehtë
Mëtej një hapi të rreptë

Atdheu ka dhe emër
Dhe votër
E motër

Ka dhe një qafë me prush
E një varg të gjatë krojesh
Ku mbijnë  e përjetësohen
Një mal baladash e ninulla nënash

Ka atdheu dhe një Rrasë Zogu
Ku vallëzojnë agimët
E iso  mbajnë dedë gjon lulët

Dhe një majë Kaculi e një Kodër Tupani
Ku mblidhen e nisen bacë idrizët

Atdheu s’ është dhe pa një Plisore
E pa një zot
Të cilit i  rrëfehemi
E  marrim bekimin e Tij

Atdheu
Eh atdheu
Është edhe  pjesa  ku shkelim
Ku shkulim ku herrim

Atdheu është edhe pjesa ku mbjellim besimin
Bukën e motmotit

Atdheu është dhe pjesa
Ku vetë mbijnë lulet e dashurisë
Ku pa dashje ngriten muret e vetmisë

Atdheu është edhe pjesa ku mungojmë
E trokasim parreshtur
Lirinë e pagjetur

Ajo s’ preket
Nuk  arrihet
As shijohet
Pa ia falë  Palcën e Gjakut
Palcës së Dheut

Atëherë
Vetëm atëherë
Krijohet Kodi Mbrojtës i Atdheut

(27 Prill 2007 – 18 Shtator 2007)


Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
PAKJA PARA PAKOS SË PRITUR (25-09-2007)
MËKATARI (25-09-2007)
IMAZH KUJTIMESH ME LULEBORË (25-09-2007)
TË NISESH ME AGIM (25-09-2007)
BALADË PËR NJË URTËSI TË VJETËR (25-09-2007)
I ETUR MBETEM (25-09-2007)
LULEBORA S’ÇELË PA LOT (25-09-2007)
QYTETI I BEQËS (25-09-2007)
PËRDREDHJA E BOTËS (25-09-2007)
PËRURIMI I QENDRËS MULTIETNIKE (25-09-2007)
PIKA TË RËNDOMTA (25-09-2007)
OXHAKU I QENDRËS MULTIETNIKE (25-09-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Sabit Rrustemi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]