Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 22-08-2008, 03:15am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
 » Shaban Cakolli
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Sabit Rrustemi
 
VETËM DASHURI QË IKËN TË MOS JETË (Cikël poezish)
E hene, 15-10-2007, 05:22pm (GMT)

BIMË E PËRJETSHME

Po shtohet vera e jetës sime
Po shtohet e s’ po shterret
Stina e dashurisë

E dashur
As dhe kur bie mjegull
Mjegull e brymë
Dosja e kujtimeve
Nuk fle
Zgjuar rri

Zgjuar je dhe Ti
Thellë diku në mua
Buron e rinon si krua

Në verën e dashurisë sime
Bimë e përjetshme
Bimë e përbotshme

(15.XI.2005)


TA SHUAJ ETJEN TËNDE

(variant)

Në këtë kohë të vonë
Gjumin sysh ma nxorre

Nëpër trupin tim fjollë
Me ato flokë
Puhi mëngjesi shprushe në mua

Kush të trandi
Kush të grishi
Moj bollë

A të lash në livadhe
Anës së kronit
A të lash te laku i tumës
Nën rrasa ku nxirrte gurë im at

A të lash
e gjë s’të thash

Ç’ më dridhë tash
ç’ më trandë
Në këtë moshë pa lëmoshë

Mespërmes trupit tim
Udhë çelë e më shtrëngon
Me flokët tua
Me trupin tënd pe’hrri

Moj evë e shekullit të ri

Nga kanuni i lekës
U bëre vajë baladash
E këngë nënash

Kënaqësia ime e pashijuar
Ëndrra ime e paprekur

Ta kam frikën

Si të të marrë
E të mbajë në gji
Kur më bën magji
Moj belpaprekura pe’hrri

Si të të lë
Moj bollë
Moj mollë e ndaluar

Lidhmë shtrëngom
M’u në zemër qëllom

Evë a vashë
Deri në ekstazë
Si në dashurinë e parë
Qëllo e më kafsho
Mos u anko

Se ndryshe
Nuk rrjedh si krua
Të ta shuaj etjen tënde
Dua

KOHË KURSIMESH

E pritura nuk troket në portë

Të papriturat
i thyejnë dhe ato pak dyer
Që kanë mbetur

E dashur
Lëshoma një zë
Dal të të pres

Se pragje e thonjë
Ende ka

Dhe langoj që lehin kuturu

Apo kohë e kursimeve
ka vërshuar në ty

as dhe një zë
as dhe një puthje
s’ gjendet për mua


PRITJA NËN FLUSKA BORE

Na iku kaftjalli
e s' u pamë
me imëtimet e borta n' qytet
me drithërimet
e dimrit që po vjen

dhe dreka po troket në portë
bashkë me pjatat e paprekura
me buzët e pangrohura

dreka me fluska bore
e dashur
e ti -
ti askund

çka të bëj tash
me këto fluska të bardha
që nuk shkrihen mes puthjesh tona

ç't'ju bëj

apo të thurë një baladë të re
për luleborën që pres

oh
e pres
E nuk shkoj nuk vdes
Se dua ta shoh
s'i shpërthen
nëpër shtresa të bardha ndarjesh
e copëza akujsh

ashtu e ndrydhur
e zverdhur
shkyen ngricën
po sa vjen më ikën
nën gjirin tënd
s' më kthen

nën atë hije gjiri
kur prehesha dikur

e dashur
ndihu
mos hesht
se heshtja vret
mbrëmjes që shket

e gjurmët tona
e hapat tanë
mbesin vetëm n' memorie
për një kohë tjetër

(18 nëntor 2005)

DASHURI QË IKËN TË MOS JETË

(variant)

Tjetërkush na solli në jetë
Siç po i sjellim na të tjerët

Po orën vetë e shpikëm
Dhe akrepët e saj
Ne i kurdisëm

Hajde tash
Ngrite gotën
E harro një shekull rrudhash

Festo si i çmendur
Në zero zero kohë
Çastin që ikën

Le të jetë ç’ të jetë
Urim a kujtim
A kohë që s’nxinet më

Oh
Vetëm dashuri që ikën
Të mos jetë

(fund dhjetori 2003,
18 Mars 2005)


PRITJA E MUNGESËS

Isha në rrugë e dashur
në rrugë

dhe duart
s' di
i kisha rreth belit tënd
apo ishin ngrirë diku
bashkë me buzët
me zogjët
duke nxënë
jo fluska bore
po fërfëllëza

fërfëllëza
e vetëtima
e murmurima

në rrugë isha
dhe nuk e dinja
ishte fërfëllazë e buzëve tua
apo gjëmë e dhimbjeve të mia

beli yt më treti
siç tretën dhe buzët tua

tutje rrugës
ngelën vetëm ofshamat e mia
imazheve të përthyera

në mesnatën e rrebesheve
mbeta i vetëm
larg belit tënd
larg buzëve që ngrohin gjuhën time

larg mbeta
me vetminë time të përjetshme

rrëshqiti dashuria
rrugës së akulltë
rrëshqita unë
apo ti

rrëshqiti si ngjalë
dashuria jonë
rrëshqiti e u mbështoll
nëpër natë
si diçka e pashpresë
rrëshqiti për besë

rrëshqiti

dora ime në ajër
e hapur mbeti
e zbrazët

dhe tash
oh tash
nuk di në je borë
në je fërfëllëzë
thëllënzë
a anzë

sikur nuk e di
kë kërkoj
a kë pres

Vetëtimat
Murmurimat

apo mungesën time të dashur

(23.XI.2004)


Të veçantën tënde dua

E veçanta jote
Hyri ne mua
E paftuar

me të veçantën time
u takua
e s’ u nda më kurrë

Tash
Nga të veçantat asesi të dalim
E veçanta ime e dashur

As mosha që ikën
Nuk pyetet
As dita që na tretë sysh
As nata
Që rrallë
Shumë rrallë
na njëjtëson
Për shtrati

Moj muzë e krua
Puhizë mali
Në mua
Vetëm të veçantë të dua

E s’ ta them
As ma thua

(e ripunuar me 10 Mars 2005)


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Sabit Rrustemi (25-09-2007)
KODI MBROJTËS I ATDHEUT (25-09-2007)
PAKJA PARA PAKOS SË PRITUR (25-09-2007)
MËKATARI (25-09-2007)
IMAZH KUJTIMESH ME LULEBORË (25-09-2007)
TË NISESH ME AGIM (25-09-2007)
BALADË PËR NJË URTËSI TË VJETËR (25-09-2007)
I ETUR MBETEM (25-09-2007)
LULEBORA S’ÇELË PA LOT (25-09-2007)
QYTETI I BEQËS (25-09-2007)
PËRDREDHJA E BOTËS (25-09-2007)
PËRURIMI I QENDRËS MULTIETNIKE (25-09-2007)
PIKA TË RËNDOMTA (25-09-2007)
OXHAKU I QENDRËS MULTIETNIKE (25-09-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Sabit Rrustemi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]