S’do t’ia fal vetes*
E shtune, 23-06-2007, 09:32pm (GMT)
(Gjyshërve tanë)
S´do t´ia fali vetës Qe s´e plaka një hije lisi me ju Deri të gërvishej hëna në rrem E t á mësoja dhembjet natës
S´do t´ia fali vetës Që s´e ftohëm gurin E t´ia mpia gjarpërit Dhëmbin me helm
S´do t´ia fali vetës Që s´e mësova Orën e diellit mbi rërë Që të dija të ligat e motit
S´do t´ia fali vetës Që s´ua nxorra fjalët e ashtit E të dija për shpirtin e gjakut Në atë flakë që më digjte të gjallë.
*Fituese e çmimit te dytë në konkursin letrar të ''UPSH'' ne Gjenevë
|