Loti i jetës*
E shtune, 23-06-2007, 09:33pm (GMT)
(kroit të çamurlisë)
Pikon lotin e gurit mbi syrin e verbër bebëses ia jep blerimin dhe zë fill drita në liqe
Pikon shpirtin e ashtit Shqiponja merr fluturimin kalon ylberin dhe hedh plisa mbi djepa
Pikon shkëlqimin mbi vetull me puthje vajza zë diellin hijet masin gjatësinë e jetës me dridhjen e hënës së trembur
Pikon dhimbjen në gjak fushat mbushen lulëkuqe yjet zbresin mbi grunajat e Kosovës ofshamja gjallëron frymëmarrjen.
*Fituese e çmimit te parë në konkursin letrar të ''UPSH'' në Gjenevë
|