Ofshama bëhet flutur
E shtune, 23-06-2007, 09:12pm (GMT)
(Rekuiem për shkrimet e djegura, ku kishte diç nga buzët, sytë dhe shpirti yt)
Për atë shpirt të djegur Ofshama bëhet flutur Fluturon në pranverën gri Lëshon dhimbje në lulet e hirit
Për ata sy të shterë Loti bëhet yll Dhe bie si dritë Mbi varret syçelë
Për ato buzë të hirta Puthja bëhet mjellmë Fërfëllima e krahëve të bardhë dridh hënëzën e liqenit valëmall
|