Letërsia Shqiptare

Shi dhe trok Kali
E shtune, 23-06-2007, 09:22pm (GMT)

Në këtë natë me shi dhe trok kali
Shaloj hingëllimën e trembur
Mbërrij tek babai dhe  varri i çelë
Zë çastin e ndarjes
E puthë të gjallë
Me urnën e pikëllimit
Ia marr lotin e mallit
Në thimbje më bie drita e kometës
E në qiell shndërrit nuri i tij



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.