Në Çamëri
E merkure, 01-08-2007, 06:15pm (GMT)
Sa herë meteorët fluturojnë në Shqipëri Thahet nga pikëllimi një ulli Në çamëri
Sa herë hëna përndizet Në çamëri Hardhia hedh dhembje mbi dhe Në bar bie rush si prush E digjet ajo fushë
Sa herë qiellin e ndan vetëtima Në çamëri Vala e Jonit bëhet jelë kali Në shkamb varet nga malli
|