Dy Trupa një shpirt
I
Nga të katër anët heshtje varri
Nën hije ëndrrash kërkonte dashurinë
Nëpër hartën e prerë i flisnin zërat
Thellë në shpirt dëgjonte si thërrmohet zemra
Në cep të qelisë vërente si shuheshin yjet
I përqafuar nga ëndrra që mbushte netët
Me dashurinë e vrarë në pemët e zhveshura
Ajo nga larg e vriste ngadalë, ngadalë.
II
Jeta i përngjante anies mes dallgëve
Me vështirësi i bënte ballë tundimit të saj
Të ikte apo të qëndronte skaj ëndrrës vrastare
Kujtimeve, apo erës së qelbur të mureve.
Dashuria thellë në shpirt i ishte bërë ëndërr
Dhe kjo ëndërr vallëzonte në qiell të hapur
Ai me duar të shtrira kërkonte ta rrëmbej
Priste të ndizej ai yll që t’i dhurojë shpresë
E dinte që ajo vdesë e fundit thellë qenies njeri.
III
Magjia e tij ishte në duel me jetën
Ai s’donte të jetë veç hija e ëndrrës
Derisa jetonte brenda stinës së mugullimit
Lëkura e sajë qumështore e ndizte më shumë
Kishte rënë në heshtjen e ftohtë si varri
Ajo e joshte tej horizontit të pafund.
IV
Nuk deshi që të zgjohet nga ëndrra
Sikur edhe një shekull ta përkund në vete
Ishte mësuar me dhembjen dhe pushtetin e sajë
I mungonte pjesa e fshehur e kohës së humbur.
Rrezet e holla të diellit i ndriçonin dhimbjen në sy
Ato ledhatonin tokën dhe ngrohnin rrёnjën e lules
Po zemra akull nuk shkrihej dot, s’ngrohej nga asgjë
Ai e dinte se është rob i pushtetit të dashurisë.
Në çdo pore jetë bëjnë udhë hapa shprese
Gjurmët fshihen me gërryerjen e ndjenjave
Atë e vriste floku i sajë në erën e lehtë të ëndrrës.
V
Ai mbante peshën e fajit mbi shpinë
Sikur kish grisë mantelin e virgjërisë
Ëndërronte lotin e vakt në të bukurin sy
Mbi shpresën e tij ishte rrëzuar errësira
Jeta i dukej si ëndërr e vdekur
Mbulonte fytyrën me duar nga flaka e djegur
Kujtimet i ishin bërë copa-copa
Errësira ishte derdhur gjithkund.
VI
Në udhën e shpresës ishte rrëzuar errësira
Kur ëndrra i vdiste ngadalë
E kaluara i kalonte si zinxhir
Drita ishte në ikjen e saj
E dashuria e ëndërruar asgjëkund.
Një trishtim bridhte muzgut
Ai kërkonte të grisë perden e tij
E vrisnin mijëra kujtime të lodhura
Gërvishte me thonj membranën e territ
Për të shijuar vijat e sajë të bukura
Vështrimin e zbriste tej ëndrrës vrastare
Kujtimet si lecka të lagura shprese
Shkruheshin nëpër copa letre të braktisura
Vargje të mbështjellё nga heshtja
Në netët shtatzëna nga kujtimet
Kërkonte pikën e së ardhmes
Në botën e mbështjellë nga turpi e heshtja.
VII
Qiellit të skuqur notonin mallkimet
Nën retë e harresës ai fshehte fytyrën
Me zëmër të zbrazur të ftohtë
Ishte bërë akull sikur i mungonte gjaku
Kalonte si i pajetë një natë pa ëndrra
Me sy të përlotur shikonte copat e letrës
E fjalët e shkruara që nuk merrnin udhë
Retë kishin mbyllur qiellin blu
Shikimi shpërthyes gjysmëhëne jepte një grimë jete
Shpërthente në mija shkëndije dashuri
Ai atë e kishte futur brenda vetes.
Ajo kishte pushtet si dielli ndaj tokës
I kishte veshur tesha pëshertime që e gërryenin.
VIII
Një zemër e trazuar një ëndërr e keqe
Ishte bërë fushë rrezes që brente qetësinë
Rrahjet e zemrës grisnin terrin e natës së pafund
E nata shtatzënë sikur zbrazte barkun
Kur ikte ëndrra atij sikur i shkëputej diçka
Pikëllimi trokiste në atë copë jetë muresh të ftohtë
E madhe ishte dashuria ishte dashuria më e vjetër
Qysh në lindje i bëhej se e kishte futur në qenien e tij.
IX
Mysafirë të çmuar të zemrës janë kujtimet
Të bëjnë të vuash e gëzohesh, ndryshe humb në heshtje
E fjalët varen si në vresht rrushi që me dëshirë e provon
Pa atë ai ndihej si i braktisur
Sikur i mungonte një pjesë e fytyrës e trupit
Ajo që ishte mbretëria e shpirtit
Duke kërkuar yllin e ndezur mbi bregun e shpresës
Me zemër të kthyer kah zëri i mekur
Se dashuria i përket ati që i mungon
Se hijet e dashuruara s’kanë çka i lexojnë njëri tjetrit
Ai që harron dashurinë e vetë ua dhuron të huajve
Grise kureshtjen dhe vare atje ku shihet
Se atë e kemi ushqyer me mish të njom
Dhe nuk i duhen shi fjalësh por ngjyrë zemre
Se jemi dy trupa por kemi një shpirt.
Kujtimi sa një jetë
Një ditë diku u ndeshëm dhe sytë ëmbël qeshën
një ndjenjë u zgjua dhe udhë bëri gjer tek retë
të kërkojë në mbrëmjen e freskët të dy e deshëm
gjurmë e gjatë guximi i një shprese zgjati sa një jetë.
Zymtësi e vrazhdë i sillet shpresës vërdallë
hija jote më shfaqet më mek dhimbje e re
hapat e mi të lodhur të ndjekin pas me mall
rrugëve të shpresës bartin këmbët trupin era dhe.
Unë flasë e ti si flutur e pikturuar qiellit hapëron
nata shkëlqen e rruga gjarpërore në errësirë tretë
kujtimi të ndoqi një jetë sa gurin kërkon të plasë
dhe dashuri e pathënë në parajsë s’do flejë qetë.
Nëpër ëndërr
Ti në shtrat e verdhë dyllë bëje gjumë
Nga dhembja buza e kuqe të ishte tharë
Unë i trembur me vrap erdha me të pa
Mezi shtriva dorën i tmerruar të preka në ballë
Nuk di sa gjatë lëngoje në shtrat e vetmuar
Sa kohë të kishte përkundur ëndërr e marr
Veç dhoma e zbehtë kishte rrjet merimange
Ndaj unë të laga me lot duke të puthur në ballë
Ulur pranë teje me kujtimin që më sillte vërdallë
Me buzën e dridhur të putha me afsh me mall
Mu desh të iki i pikëlluar ende pa çelur agimi
Me lotin e vakët që rridhte dhe zemrën zjarr.
Symbyllas pres
Mes mijëra siluetash të ndjej
Pres symbyllas përgjoj
Hapin që larg ta ndjej
Frymëmarrjen tënde kërkoj.
Në të gjitha udhëkryqet
Në të gjitha fytyrat shoh tënden
Të kërkoj bashkë me flakën
Që ka aromë puhize
E di që dikur do të vish
O të më falsh lumturi jetë,
O të më sjellësh kob vdekjen.
Mos më ikë nga ëndrra
Për atë dashuri që patëm
Mos më ikë nga ëndrra
Mos, të lutem!
Hesht!
Vetëm heshtë!
Ti bënë rrugë hapash
Unë me stinë masë kohën
E di,
Nga kujtimi hyre në ëndërr
Mos u largo!
Të lutem mos!
Heshtë!
Të lutem mos fol!
Asnjë fjalë,
As lot!
Çdo gjë u venit
Veç copëza ëndrrash
I mbaj pengë
Në kutinё e ftohtë akull.
Më matën
Më ulën në radhën e tretë
Më thanë:
Se vuaj nga largëpamsia
Se qeshë parakohe
Se qaj paskohe
Në mungesë ndjenjash
Unë banojë në një pikë të zezë
Ku duhet kursyer fjalët
Unë mbahem për fije të perit
Ku defilojnё kokat.
Në pafundësi shëtisë
Që kur të ndjej ditët më zgjaten
Dhe netët marrin qetësinё nga dhoma ime
Dhe puhiza shushuritë me zërin tënd
Dhe mjegullën e dua që ndjek hapat tua
Dhe pëshpërisë në heshtej plot afsh
Në emër të dashurisë shëtisë i buzëqeshur
Mes yjesh në pafundësi ndal kujtesën
Të të takoj hap portat e pritjes çdo natë.
Sa tё dua
Nё ёndёrr mё vjen si puhizё pranverore
Mё zgjon nga gjumi, tё trishtuar mё le
Shpirtin ma djeg çerdhen nё zemёr e ke prore
Gota me ngjyrё buzёsh tё pret! Pranё meje e ke.
Tymi i duhanit si mjegull mё humb shikimin
Me shpresё se Ti e kthen pёrsёri nё dashuri
Ma shporr lotin e nxehtё dhe trishtimin
Se dehjen rinore e kishim tё vetmen lumturi.
Pёshpёrimёn tё dua peng nё dhomё ma le
Kur mbuluar ishe me afsh tё ngrohtё dashurie
Mё deshe, ah! Sa tё dua me kokёn pas kur the
Nё puthjen e zjarrtё nё njё çast lumturie.
***
Nё atё vend tё pres ku veç hёna na vёren
Ku shushurimё e erёs na pёrgёdhel faqe e buzё
Ku nga rreze e artё balli i ndritur tё shkёlqen
Ku zemrat digjeshin flakё e buzёt shpuzё.
Mё vjen me erёn
Njё erё e vaktё mё pёshpёrit
Me puhizёn e lehtё mё fshin gjurmёn
Buzёn e tharё e lagin ca pika shiu
Mё vijnё lirshёm etjen tё mё shuajnё
Mё ngushllojnё me kёngёn e bilbilit
Pas ylberit dhe rrezes sё artё.
Vijnё kujtimet e ёmbёla nё mua
Si rrezja pas shiut qё puthё tokёn
Vijnё me ngrohtёsi plotё dritё
Tё rizgjojnё kujtimet si gjelbrimin
Tё mё çelin shpresёn si mёngjesi agimin
Ti vjen si erё e lehtё tё mundish errsirёn.
Pa unazёn time
Mbrёmё shpirti i trazuar nё kujtime
S’ka fjetur bёnte udhёn me fener
Si lumi me valёt ka lozur
Kujtimet e hershme mё shqetёsonin
Si erёrat qё nuk flejnё
Tё kam ёndёrruar dhe udhёtuar kam
Dhe kam mbёrritur deri tek shtrati i vaktё
Ti flejshe qetё me fytyrёn nur
E buzёqeshur nusёroje pa unazёn time.
Do tё vij
Do tё vij natёs sё pabesё
Kujdesshёm do hedh hapin e lehtё
Ta lagi flokun me lotin e nxehtё
Tё tё pёrqafi gjatё nё krah.
Errsirёs s’pafund tё trishtё
Vёzhgo dritёn e yllit tё fatit
Dhe bёm vend nё zemrёn tёnde
A e ndjen frymёn e dashuruar?
Qё buzёve prush drithёrueshёm po del
E mikёlon krahrorin tёnd tё gufuar.
Nёse drita tё mungon
Ma ndiq shushurimёn e hapit tё lehtё
Hudhe tej zemёrimin e mungesёs sime
Afroma gotёn e mbushur plot
Dhe shikimin e ndezur dyfish
Qё pёrvёlon dhe fundin e detit.
Mos ma fshij lotin e vakёt
Le tё rrёshqas teposhtzё faqes
Se unё jam hije nate.
Qё kurrё s’bёj gjumё
Gjithё natёn si fёmij tё pёrkund.
Dёgjo moj!
E dёgjon kёngёn e fёrshёrimёn time
Qё erё pranvere tё sjellё nё gji.
Mbёshtete faqen nё duar skaj xhamit
E lodhur do ndiesh lutjen e dashurisё
Jeta ime rend tё tё takoj nё agim
E pёrndezur qё digjet pёr ditё nga pak
Shtegёton muzgjeve prehje kёrkon
Nё gjirin tёnd flakё, tё bj pushimin.
S’bёra mёkat
Me ёndrrёn pёr Ty ikё nёpёr natё
Plot ankth zbres hёnёn nga qielli nё ujё
Shoh sytё e tu tё qeshur, shtatёhedhura selvi
Aromё e gjirit tёnd mё deh, kundёrmon
Shikimi im i pёrndezur tё kёrkon nё errёsirё
Dhe dorё e shtrirё zgjatet, flokun tёnd tё prek
~ndёrr e pёrjetshme do mbtesh nё netёt pa gjumё
Ti qё flakё shpirti ndeze, qё se shuan asnjё lum.
Nё pafundёsi shёtis
Qё kur tё ndjej ditёt mё zgjaten
Dhe netёt marrin qetёsinё nga dhoma ime
Dhe puhiza shushuritё me zёrin tёnd
Dhe mjegullёn e dua qё ndjek hapat tua
Dhe pёshpris nё heshtje plot afsh
Hapat e dashurisё me buzёqeshje tё bien pas
Mes yjesh nё pafundёsi ndal kujtesёn
Tё tё takoj hap portat e pritjes çdo natё.
S’dua….
S’dua tё m tresё malli
Me shikim largёsie
S’dua tё jem fragment
I njё dashurie
S’dua zjarrin me lot ta shuaj
Nё heshtje pёrqafimin tё ёndёrroj
S’dua lumturi,
Veç nё ёndёrr tё jetoj...