| Letërsia Shqiptare | ||||
|
NDEZ CIGARET REND SI ZHAK PREVERI E merkure, 20-06-2007, 09:00pm (GMT) I ndez cigaret rend si Zhak Preveri
Ti nuk je në dhomën e zbrazur Brenda më ngulfat vetmia Dritaret kaherë i kam mbyllur Dhe dyert ku mund të hyjë marria Notoj nëpër tymin e vjellë në ajër Në saksi vyshken lulet... Ca gjethe të vdekura në një peisazh vjeshte Era e kujtimeve i mbart Si në poezitë e Zhak Preverit Ca gjethe të lehta si një puthje në stacion Ku të përcjell trishtimi dhe të pret Siç i pret i burgosuri festat Puthje të lehta si vdekja Ndez cigaret rend si Zhak Preveri Dhe nuk e rrëfej jetën time Dhe nuk e rrëfej jetën time... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||