TASH EDHE TI DO TË IKËSH
E merkure, 20-06-2007, 09:01pm (GMT)
Autocisternat lajnë faqet e betonta Të puthura nga hapat e rëndë të ditës Ti bëhesh gati për të ikur Rregullon grimin flokët ritmin e zemrës Në shtëpi duhet të kthehesh e qeshur Askush asgjë s'duhet të dijë Për historinë e shkruar Në karriket e parkut të qytetit Tash ti duhet të ikësh E mbështjellë me çarçafin e kësaj nate Të grisur nga dënesjet Me dashurinë e fshehur në çantën e shpirtit Si armë e palejuar zjarri Fshehur nga organet kompetente Tash ti u bëre gati për të ikur E ndjej Thellë si frymon mungesa
|